15 Prill, 2021

U dënua me 6 vite burg, por Fjolla Morina vazhdon të shijojë jetën në arrati dhe feston ditëlindjen


Fjolla Morina, e cila u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit, feston sot ditëlindjen.

fjolla morina fisnik syla (4)

42-vjeçarja, mbi të cilën rëndon vendimi i dënimit për ‘trafikim të armëve dhe municioneve’, vazhdon të shijojë jetën në arrati bashkë me bashkëshortin e saj biznesmen, Fisnik Syla.

fjolla morina fisnik syla (7)

Fjolla ka mbyllur llogarinë në Instagram, megjithatë, vajza e saj e madhe i dedikoi disa fjalë të bukura nënës në ditën e saj të lindjes.

fjolla morina fisnik syla (5)

Mami, nuk mund ta tregoj se sa e bekuar ndihem që të kam ty në jetën time. Ti ke qenë aty për mua në çdo ulje-ngritje timen. Më ke frymëzuar dhe motivuar që ta përfaqësoj familjen tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gëzuar ditëlindjen shembulli im! Të don Maca jote mami”, ishin fjalët e Lediana Rrahimit.

fjolla morina fisnik syla (2)

fjolla morina fisnik syla (10)

E ndërkohë që lajmi për dënimin me gjashtë vite burg bëri bujë, këngëtarja i sfidoi të gjithë nga Maldive, pasi aty kurorëzoi me martesë romancën me të dashurin e saj më të ri se veten. Këngëtarja veshi fustanin e bardhë dhe nuk nguroi të publikojë foto e video në rrjete sociale.

fjolla morina fisnik syla (11)

Fjolla ka treguar më parë se vajzat e saj e kanë pritur mirë lidhjen me Fisnikun dhe ai është shumë i dashur. Po ashtu, Fjolla i ka takuar fëmijët e Fisnikut. Këngëtarja ka shprehur gjithashtu edhe dëshirën që këtë vit të bëhet nënë.

fjolla morina fisnik syla (10)

Më 19 shtator të vitit që lamë pas, këngëtarja u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës, bashkë me një biznesmen kosovar dhe shoferin e saj.

fjolla morina fisnik syla (1)

Ata u kapën me armë zjarri brenda makinës, ndërkohë që Fjolla tha se pistoleta i përkiste dikujt tjetër dhe ajo nuk e dinte që e kishte në çantë.

fjolla morina (6) fjolla morina (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al