Këngëtari Fran Healy, teksa ka qenë duke performuar live, ka pësuar një incident duke ndrydhur kyçin e këmbës, dhe është dërguar me urgjencë në spital.
51-vjeçari mendoi se e kishte thyer kyçin e tij pasi kthehej para-mbrapa për të përshëndetur publikun, mirëpo më vonë u konfirmua nga profesionistët mjekësor se ishte vetëm një ndrydhje e rëndë, shkruan DailyMail.
Marrë shkasë nga incident i ndodhur, pasi është dërguar në shtëpi, Fran ka postuar një “InstaStory”, ku lajmëron ndjekësit për gjendjen e tij.
Teksa ka publikuar një video të vetes nga shtrati i tij, këngëtari shkruan: “Nëse dikush ka parë Fran duke u futur në një ambulancë pas shfaqjes, ju nuk patë që ai ka ndrydhur këmbën e tij. Por gjithçka është në rregull dhe duket se po shkon mirë. Shihemi sonte në “Salt Lake City,” shkruan ai.
Ndër të tjera ai shprehet në klip se: “Ndërsa po i përshëndesja të gjithë, u ktheva disa herë para mbrapa dhe aty mendova se e theva kyçin tim. Fatmirësisht ishte një ndrydhje, edhe pse e rëndë. Tashmë kam veshur këtë këpucën e madhe e cila do të më ndihmojë të shërohem, kështu që kur të vij në Salt, të gjithë do të qeshni me të,” dëgjohet të thotë në klip Fran teksa kthen kamerën nga këmba e tij.
Në fund ai tha se incidenti që i ndodhi nuk do ta ndalojë të vazhdojë turneun e tij.
“Do të shihemi atje, do të shihemi në pjesën tjetër të turneut. Unë jam mirë, jam paksa i trullosur tani sepse jam duke marrë disa qetësues, por përveç kësaj, gjithçka është mirë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al