Angelina Jolie aktualisht është e angazhuar me xhirimet e filmit të saj të ri, “Stitches”.
Xhirimet po zhvillohen në Paris, dhe për rolin e Maxine në këtë film, aktorja ka qenë e detyruar të mësojë gjuhën frënge.
Filmi po realizohet në dy gjuhë, anglisht dhe frëngjisht, që do të thotë se Angelina duhet të xhirojë të gjitha skenat e saj dy herë. Kjo është hera e dytë që ajo përdor gjuhën frënge në një film, pas një skene të shkurtër në filmin “Taking Lives” nga viti 2004.
Nëna e Angelinës, aktorja Marcheline Bertrand, ishte me origjinë franko-kanadeze, dhe ekziston mundësia që ajo ta ketë mësuar vajzën e saj frëngjishten e përditshme
Së fundmi, aktorja ka përvetësuar një tjetër aftësi për një film tjetër. Në filmin biografik “Maria”, ku ajo interpreton divën e operës Maria Callas, Angelina ka mësuar këndimin operistik. Ajo e ka përshkruar këtë proces si një formë terapie.
Xhirimet për filmin “Stitches” sapo kanë filluar, dhe pritet që ai të dalë në kinema vitin e ardhshëm. Deri tani, e vetmja gjë e njohur për subjektin e filmit është se ai zhvillohet në botën e modës së lartë.
Gjithashtu, Angelina ka përfshirë dy nga fëmijët e saj në këtë projekt. Djali i saj Maddox (23) dhe vajza Zahara (19) po punojnë në setin e filmit. Maddox kishte marrë pjesë më parë edhe në xhirimet e filmit “Maria,” së bashku me vëllanë e tij më të vogël, Paxon, 20 vjeç.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al