9 Tetor, 2024

U dhunua barbarisht nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha/ Zbardhet raporti: Dëmtime të përhershme për Klea Prengën! Ja çfarë thuhet në ekzaminimin e kryer


Nga ekzaminimet e kryera ndaj Klea Prengës , e cila u dhunua nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha rezultoi se blogerja ka dëmtime të rënda të përhershme në fytyrën e saj.

Në raportin e publikuar është thënë se perveç anës emocionale e cila duket e ngarkuar, Klea ka dhe pasoja në pjesët ku është goditur me shishe qelqi  si mpirje të anës së djathtë të fytyrës  kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë.

Raporti

‘Në datën 09.09.2024 shtetasja e mësiperme u paraqit për ekzaminim objektiv pranë IML. Në momentin e paraqitjes, gendja e përgjithshme paraqitet jo e mirë. Nga ana emocionale, është e ngarkuar dhe ka një labilitet të shtuar. Referon se kohët e fundit është mbyllur në vetvete, ka kufizuar shumë daljet në publik dhe nuk i frekuenton më ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme. Referon se ka humbur punën si blogere për shkak të cënimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.

Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve.

Në regjionin zigomatik suborbital të djathtë, vërehet mbetje e një plage në trajtën e gërmes “L” të përmbysur, me drejtim horizontal që fillon nga mollëza e djathtë dhe shkon në drejtim të kurrizit të hundës, me gjatësi të krahut të shkurtër 2.1 cm dhe krahut të gjatë 5.2 cm, në trajtë ulluku, me ngjyrë të kuqërremtë dhe nuanca të bardha e të zeza, në të cilën projektohen shenjat e 13 qepjeve.

Zona përreth mbetjes së plagës paraqitet edematoze, me trajtë elipsoide, me diametra 7 x 3.5 cm. Në regjionin tëmthor të djathtë vihet re një tjetër mbetje plagë, me të njëjtat karakteristika, trajtë gjatësore, pak e harkuar, 2.3 cm, me drejtim vertikal, me praninë e mbetjeve të 6 suturave. Në regjionin frontal të djathtë vihet re prania e një zone me nxirje të lëkurës me përmasa 3×2 cm, me konsistencë të ashpër, e dukshme në distancë të konsiderueshme.

Dëmtime të tjera të jashtme trupore nuk u konstatuan. E dëmtuara ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë:

“Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmimeve të vogla të fibrave muskulare apo degeve fundore të nervit facial”.

Konkluzion: Duke u mbështetur në të dhënat e mësiperme arrijmë në përfundimin se:

Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës.

Kujtojmë që motrat Berisha janë ende në arrati dhe po kërkohen nga policia e shtetit.

NGJARJA

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Marinela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

Si shenjë hakmarrje dy motrat shkuan në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella, mbrëmjen e 6 Gushtit.

klea prenga (2)

Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetaset Antonela dhe Marinela Berishaj pasi jane autore të dyshuara për veprën penale të “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

klea prenga (3)

Në pamjet e siguruara nga Panorama Online shfaqen motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.

Siç duket edhe në këto pamje sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë tjetër dhe fillon të dhunojë Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.

Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga. Në këtë moment ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re.

motrat berisha klea prenga antonela berisha mariela berisha dhuna sherri

Ishte vetë 24-vjeçarja që bëri publik rastin, me anë të një reagimi në Instagram, ku u shpreh se ishte goditur padrejtësisht, ndërsa shton se personi që e ka dhunuar nuk ka bashkëshort dhe as i ka ndërhyrë në familje.

Ajo quajti motrën e Antonela Berishës, ish-konkurrentes së “Big Brother VIP 1” si femër me vetëbesim të ulët e cila beson se mund të fitojë gjithçka me forcë.

“Akuza të rënda dhe përmendje e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjidhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet. Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflektim më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta.

Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm. Në vend që të lejoj këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqendruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të më rrëzojë”, shkruan ajo.

klea prenga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al