Aktori James Van Der Beek, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në zorrë. I njohur për rolin e tij kryesor si Dawson Leery në serialin adoleshent Dawson’s Creek (1998-2003) ai zbuloi problemin e tij shëndetësor për revistën “People.”
Madje, siç ka shpjeguar ai, me anë të një postimi në Instagram, është detyruar ta zbulojë lajmin më herët nga se sa ka dashur, në të kundërtën mediat do ta publikojnë.
Në postimin që ka bërë aktori shkruan: “Është kancer… Çdo vit, rreth 2 miliardë njerëz në mbarë botën marrin këtë diagnozë. Dhe unë jam një prej tyre. Nuk ka asnjë manual se si t’i shpallë këto gjëra, por kisha planifikuar të flisja gjatë së shpejti për të në revistën People… për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të treguar historinë time sipas kushteve të mia. Por ky plan duhej të ndryshonte herët këtë mëngjes kur u informova se një gazetë skandaloze do ta botonte historinë”.
James më pas shtoi: “Unë jam marrë me të privatisht deri më tani, duke marrë trajtim dhe duke menaxhuar shëndetin tim të përgjithshëm me më shumë fokus se kurrë më parë. Jam në një vend të mirë dhe ndihem i fortë. Ishte një provë e shkëlqyer dhe do t’ju tregoj më shumë kur të jem gati. I kërkoj falje të gjithë njerëzve në jetën time që kisha planifikuar t’ju them më vonë. Asgjë në këtë proces nuk ndodhi në afatin kohor që unë preferova, por ne e ndjekim atë, duke marrë çdo surprizë si një udhëzues, për të na na treguar një fat më të madh se sa do ta kishim zbuluar. Ju lutem të dini se unë dhe familja ime e vlerësojmë thellësisht gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al