16 Prill, 2022

U divorcua nga Kasijas, tani Sara Karbonero lë një muzikant dhe gjen një tjetër


Në marsin e viti të kaluar, Iker Kasijas dhe Sara Karbonero shpallën publikisht divorcin e tyre, pas 11 viteve së bashku, ndërsa kanë edhe dy fëmijë, Martin dhe Lukas. Nëse ish-portieri i Realit dhe Spanjës vazhdon të jetë shumë i rezervuar sa i përket jetës së tij sentimentale dhe ka përgënjeshtruar lajmin se ka një histori me një influencer, Rocio Osornio, Sara nga ana tjetër duket se po pëlqen jetën si “single”.

JRGQF34LLVJPFMAUNIKZUC3ZJI

Prezantuesja televizive ishte për disa muaj përkrah këngëtarit spanjoll Kiki Morente, deri në fundin e vitit të kaluar. Nuk kaluan shuëm muaj që atëherë dhe në mediat spanjolle, është publikuar lajmi se Sara Karbonero pëlqen një tjetër këngëtar me të cilin është shoqëruar së fundmi.

 Bëhet fjalë për Naço Ortiz, një këngëtar 36-vjeçar jo shumë i njohur në Spanjë, por që është bërë pjesë e rrethit të ngushtë shoqëror të Karboneros, nga ka lindur edhe romanca mes tyre.

sdsdsdddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al