2 Maj, 2022

U divorcuan para një viti, Bill Gates deklaron se do të martohej përsëri me Melinda Gates: Nuk do të zgjidhja asnjë tjetër


Bill Gates “nuk do të zgjidhte” të martohej me asnjë tjetër përveç Melinda Gates, pavarësisht se martesa e tyre disa vjeçare përfundoi në divorc.

Miliarderi, 66 vjeçar tha në një intervistë se nuk pendohet që tha “po” për ish-bashkëshorten e tij Melinda Gates në janar të vitit 1994.

“Çdo martesë kur fëmijët largohen nga shtëpia do të kalojë në një tranzicion. E imja fatkeqësisht kaloi këtë tranzicion të quajtur divorc,” tha ai për “The Sunday Times.”

“Por nga këndvështrimi im ishte një martesë e shkëlqyer. Nuk do ta kisha ndryshuar. E dini, unë nuk do të zgjidhja të martohesha me dikë tjetër.”– shtoi më tej Gates.

Pavarësisht statusit të tij si beqar, themeluesi i Microsoft, zbuloi se ai nuk ka synim të martohet edhe një herë tjetër, me dikë tjetër.

“Unë martohem përsëri me Melindën. Për sa i përket të ardhmes, nuk kam ndonjë plan, por e rekomandoj shumë martesën”, shtoi ai.

Ish-çifti, i cili u martua në Hawaii pas lidhjes shtatë vjeçare, dhe u divorcuan në gusht të vitit të kaluar. Ata kanë tre fëmijë: vajzat Jennifer dhe Phoebe dhe djalin Rory.

“Pas një mendimi të madh dhe shumë punës në lidhjen tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”, thanë Bill dhe Melinda në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.

“Ne vazhdojmë të ndajmë besimin në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë tjetër të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re.”

Bill dhe Melinda, të cilët nuk kishin një marrëveshje paramartesore, finalizuan në mënyrë miqësore divorcin e tyre në gusht të vitit 2021.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al