Moderatori Meriton Mjekiqi ishte i eleminuari i parë në natën finale të “Big Brother VIP”, vendim ky që nuk pritej nga ana e konkurrentit.
Nga ana tjetër edhe e dashura e Meritonit, Ilnisa Agolli u habit nga eleminimi i partnerit të saj.
Pas takimit të Meritonit me nënën e tij në studio, ai u largua së bashku me Ilnisën nga studioja, veprim ky që u duk si “hakmarrje” ndaj produksionit.
Mesa duket çifti nuk e kanë pritur aspak mirë që Meritoni të ishte i eleminuari i parë nga 5 finalistët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al