18 Shkurt, 2024

U eleminua nga “BBVIP”, reagon Endrik Beba! Këngëtari zbulon konkurrentin që mbështet: Di ti rezistojë debatit dhe nuk…


Këngëtari Endrik Beba mbrëmjen e djeshme u eleminua nga “Big Brother VIP 3”, pas një nominimi të fortë me Egla Cenon dhe Françeskën.

Pas daljes nga shtëpia, ish-banori u vu përballë disa pyetjeve në studio nga moderatori Ledion Liço, ku një ndër to ishte në lidhje me komentin që Endriku bëri teksa po linte shtëpinë, duke treguar se bën tifo për Gracianon.

Më bëri shumë përshtypje kur the: ‘Unë bëj tifo për Gracianon.’ Më doli një ‘bravo’ sepse nuk e prisja.”– tha Ledioni, ndërsa këngëtari u shpreh se balerini është një njeri i artikulueshëm dhe mund tu rezistojë debateve, por mbi të gjitha ai nuk ofendon kurrë.

Fillimisht unë bëja tifo për Merin, por ajo pati një mërzitje për mua aty. Më tradhëtoi pak, por… Pastaj Graciano, ai ka qenë personi i parë me të cilin unë pata një debat sapo hyra në shtëpi. Por unë besoj në meritokraci, jo të bërin gjelin dhe Graciano ka qenë një person shumë i artikulueshëm që di ti rezistojë debatit shumë mirë. Dhe mbi të gjitha nuk ofendon kurrë”– u shpreh Endriku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al