Këngëtarja, aktorja dhe biznesmenja Selena Gomez, është fejuar me producentin Benny Blanco, pasi ky i fundit i propozoi asaj me një unazë diamanti, vlera e së cilës arrin 200 mijë dollarë.
Selena postoi në rrjete sociale foton e dorës së saj me unazën e dhuruar nga Blanco, duke shkruar “Përgjithmonë fillon tani”. Blanco i komentoi Selenes, tashmë të fejuarës së tij, “Hej prisni, kjo është gruaja ime”, duke ndarë kështu ëmbëlsisht dashurinë e tij për CEO të “Rare Beauty”.
Ajo që ra në sy ishte dhe komenti i këngëtares Taylor Swift, shoqja më e ngushtë e Selena Gomez.
“Po do të jem vajza e luleve”, komentoi këngëtarja, një reagim ky shumë i ëmbël, ashtu duke bërë publike se “aprovon kështu burrin” e Selena Gomez. Amerikanët e kanë traditë të rëndësishme vajzën e luleve në dasma, dhe në këtë mënyrë Taylor Swift shfaqi publikisht se e mbështet shoqen e ngushtë në këtë hap të rëndësishëm të jetës së saj.
Unaza e fejesës: frymëzim nga një këngë e Selena Gomez
Por përtej komenteve plot urime, bie në sy unaza që Blanco i dhuroi Gomez, e cila është një unazë me gur diamanti në formë markeze, e vendosur siper “mbështetëse” floriri, e me vlerë rreth 200 mijë dollarë. Një unazë e tillë gjendet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar nga Steven Stone, i cili shet me pakicë aksesorë të tillë kaq të kuruar dhe të kushtueshëm.
Nuk dihet nëse është rastesi apo jo, por ne nuk besojmë të jetë e tillë, mesa duket Benny Blanco ka dëgjuar me kujdes tekstet e këngëve të mëparshme të Selena Gomez, e cila në këngën “Good for you”, këndon fragmentin “Unë jam një diamant markez, mund të bëj dhe Tiffany xheloze”.
Kështu, Blanco i ka bërë shkëlqyer “detyrat e shtëpisë” dhe ka zgjedhur diamantin e duhur për Selena Gomez, e cila “i manifestoi vetes” nga 9 vite më parë (koha e publikimit të këngës Good for you), gurin e veçantë e të kushtueshëm.