17 Maj, 2022

U fejua pak muaj pas saj, Jeniffer Lopez ka një mesazh për ish-burrin Marc Anthony


Jennifer Lopez një nga divat e muzikës Pop ka reaguar së fundmi përsa i përket fejesës së ish bashkëshortit të saj, Marc Anthony. Sipas burimeve nga HollywoodLife thuhet se këngëtarja ndihet shumë e lumtur për Anthony dhe se i ka dërguar urimet çiftit.

Jennifer pushoi së paturi një mendim për jetën romantike të Marc shumë kohë më parë. Kanë kaluar kaq shumë vite që kur ata u ndanë dhe ata të dy kanë vazhduar tw jetojnë jetwn e tyre me partnerw tw tjerw.

Kujtojmë se Jennifer Lopez u fejua në prill të këtij viti ku gjithashtu dhe ish bashkëshorti isaj dha urimin pwr tw. Marc Anthony është fejuar me të dashurën e tij Nadia Ferreira, pas vetëm tre muajsh lidhje.

Por ajo cfarë beri më shumë “bujë” ishte unaza me të cilin ai i propozi, pasi çuditërisht ajo duket e njohur. Ishte vet modelja Ferriera ajo e cila ndau foton ne instagram duke treguar posaçërisht unazën e saj cila bëri shumë zhurmë. Rikujtojmë, se kjo është martesa e katërt e Anthony. Ai ka qenë i martuar me mbretëreshën e bukurisë Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004-ën, me Lopez nga viti 2004 në 2014-ën dhe modelen Shannon De Lima nga 2014-a deri në 2017-ën.

Ai ka 6 fëmijë: Ariana, 28 vjeçe dhe Chase, 26, me ish të dashurën Debbie Rosado; si dhe Cristian, 21 vjeç, dhe Ryan, 18, me Torres. Anthony ka ndarë gjithashtu binjaket e saj 12 vjeçarë Max dhe Emme me ish bashkëshorten e saj. Ish çifti i njohur i showbizzit qw dhanë shembullin me të mirë të prindërimit edhe pas ndarjes së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al