23 Nëntor, 2017

U fotografua duke u puthur me djalin e deputetit shqiptar, Olta Boka rrëfen detaje për lidhjen


Këngëtarja e njohur Olta Boka është mjaft e rezervuar për sa i përket jetës private dhe është e kursyer të tregoj detaje.Paparaci i Panorama  e ka fotografuar këngëtaren në verë teksa shijonte pushimet së bashku me të dashurin e saj.Partneri i Olta Bokës quhet Iv Rrrokaj, dhe është djali i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj.

E ftuar sot pasdite bashkë me vëllanë për të promovuar klipin e tyre të parë “Atij, asaj”, Olta nuk i ka shpëtuar pyetjes rreth jetës private. Ja si është shprehur ajo : “Mua më pëlqen të jem e sinqertë dhe jo vetëm me familjen, por kam zgjedhur të jem e siqertë edhe me publikun. Është mësuar se unë tashmë jam në një marrëdhënie dhe kam treguar që jam në një marrëdhënie. Por sa u përket detajeve, nuk kam dashur të flas, duke respektuar partnerin që kam në krah dhe disa parime që kam unë si artiste. Pavarësisht kureshtjes, mendoj që do të ishte më e shëndetshme nëse respektohet kjo pjesë…” – tha Olta ndër të tjera.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al