2 Qershor, 2022

U fotografua pa unazë në gisht, por ja çfarë ka vendosur të bëjë e fejuara me ish-sulmuesin që u kap me dy femra në shtrat


Pas fotove të publikuara të ish sulmuesit Anglez Andy Carroll, ku shfaqej në shtrat me dy vajza të tjera, 2 javë para se të zyrtarizonte martesën e tij me Billi Mucklow, situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

bill

Billi hoqi unazën e saj të fejesës, pas detajeve të zbuluara. Kjo gjë u vu re ditën e djeshme ku Billi kishte dalë me nënën e saj për të bërë disa blerje.
Por pas bisedimeve për këtë situatë ajo thuhet se ka rënë dakord të martohej me Andyn duke mos e anuluar martesën, pavarësisht situatës së krijuar në Dubai.

“Disa miq të saj të saj dhe disa nga familjar kanë thënë se ajo duhet ta shtyjë dasmën, por Billi nuk e ka dashur këtë gjë. Ajo ka zgjedhur të vazhdoje më tej.

Ajo beson se asgjë nuk ka ndodhur në Dubai dhe thjesht dëshiron të tregojë besimin e saj ndaj Andy-t dhe të vazhdojë përpara.

Por jo të gjithë mendojnë se ajo po merr vendimin e duhur. Miq të saj bënë me dije se ajo ishte larguar për të qëndruar te shtëpia e prindërve të saj për tu qetësuar dhe për të qartësuar mendimet e saj. Mesa duket Billi e ka marrë vendimin e saj dhe do të vazhdoje lidhjen e saj me futbollistin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al