7 Nëntor, 2017

U fotografua te koncerti i motrës, Elvana shfaqet me shallin 1.900 dollarësh


Vetëm dy ditë më parë motra e Elvana Gjatës, Migena, mbajti koncertin e saj të parë si soprano në Shqipëri dhe ajo nuk mund të mungonte.

Elvana qëndroi live në “InstaStory” për të treguar mbështetjen ndaj motrës, si dhe për t’u dhënë emocione atyre që nuk mundën të bëheshin dot pjesë e  koncertit.

Por për çudi, këngëtarja shqiptare nuk publikoi asnjë foto të saj, si ishte veshur apo me kë shoqërohej.

“Iconstyle.al” ishte i pranishëm në koncert dhe siguroi disa foto të këngëtares duke hyrë për në sallën e Akademisë së Arteve, pikërisht në vendin ku u mbajt eventi.

Në fotot e publikuara nga “Iconstyle.al” dalloni që këngëtarja ishte veshur shumë me stil: fustanin saten jeshil, kombinimin e getave të zeza me sandale dhe si aksesor kishte zgjedhur të mbante në njërin krah shallin prej pelushi. Një shall i tillë vazhdon të mbetet trend dhe ndoshta mund ta lidhni pikërisht me Rihanna-n. Këngëtarja me famë botërore e përdor shallin prej pelushi si një truk për ta çuar paraqitjen në një tjetër nivel.

Të njëjtën efekt kishte dhe te paraqitja e Elvanës shalli prej pelushi “Fendi”, i cili kushton 1,890 dollarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al