Moderatorja Erjola Doçi është një prej banoreve më të reja të “Big Brother VIP”, pasi bashkë më balerinin Graciano Tagani, iu bashkuan shtëpisë një natë më parë.
Erjola e ka nisur ditën me shumë energji dhe e veshur shumë sensuale, ndërsa ka shkëmbyer edhe disa batuta me Gracianon nga tualeti i shtëpisë, ku dhe po zgjidhnin hapësirat për sendet personale.
“Do kap edhe një dollap dhe pastaj do kap lojën keq fare”, është shprehur ajo duke qeshur.
Graciano: E paske kapur një sirtar
Erjola: Po
Graciano: E mençme ti
Erjola: Tani do kap edhe një dollap dhe pastaj do kap lojën keq fare.
Po ashtu, bashkë më Ilnisën, Erjola ka komentuar nga pak edhe banorët e tjerë të shtëpisë dhe se si ata pritën hyrjen e saj aty, ndërsa ju referuan Ledjonës dhe vajzave të tjera të shtëpisë.
Sipas Ilnisën të gjitha ato janë “prerë” në fytyrë kur kanë parë Erjolën. Kjo e fundi po ashtu është shprehur se e kishte menduar se vajzat nuk do ta prisnin mirë.
Ilnisa: Unë nuk jam Ledjona, kjo vjen këtu edhe më thotë unë nuk të njoh s’të kam parë
Erjola: Ajo më tha se sikur ty s’të ka ardhur mirë që hyra unë. Unë i thash që do ti njoh të gjithë
Ilnisa: Seriozisht? Sa e keqe, po ato u prenë ku hyre ti. A u afrua njeri atje të banaku.
Erjola: Vetëm meshkujt
Ilnisa: U iku çehrja. Sa të poshtra, sa të poshtra. Ato u prenë të gjitha pa përjashtim
Erjola: Unë e dija që nuk do më prisnin mirë
Ndërsa së bashku kanë folur për komentin e Ledjonës, Erjola ka thënë po ashtu se: “Nuk shkoj nga frynë era unë me një fjalë, por fjalët edhe i marrë për bazë, i marrë se edhe më pëlqejnë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al