11 Prill, 2022

U kritikua pasi publikoi foto ushqimesh në muajin e Ramazanit, reagon Gjira Kajtazi: Kam menduar që agjërimi është vendim personal


Reperja e njohur nga Kosova Gjira Kajtazi, ka vite që nuk është më aktive në muzikë por ajo është në kontakt me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Këto të fundit shpesh janë bërë shkak i shumë keqkuptimeve për Gjirën.

Artistja publikon herë pas here foto apo video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, interpretuesja e hitit “Çka po don me t’knu zemër” është përballur me një situatë të pakëndshme me një fans.

Kjo pasi ajo kishte publikuar një foto të pjatës së saj të ushqimit në InstaStory, gjë për të cilën është kritikuar nga një ndjekës për publikimin e një përmbajtje të tillë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Çka t’i themi kësaj pune. Më fal pra, s’kam ditë që njerëzit janë t’u agjëruar për mua…kam menduar vendimi i agjërimit është personal dhe gjithkush që vendos – e bën për veti. PS: Couscous sallat hahet edhe në mbrëmje. Super ide për iftar”, ka shkruar Gjira në një status.

Kujtojmë që edhe reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ditë më parë u kritikua pasi në Muajin e Ramazanit, iu uroi agjërim të pranuar ndjekësve të saj, pak pasi publikoi fotografi nga kazinoja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al