25 Maj, 2021

U kritikua që bëri simbolin e shqiponjës në “Eurovision 2021”, Gjon’s Tears tregon për herë të parë arsyen


Gjon Muharremaj ishte shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, me këngën “Tout L’Universe”.

gjon muharremaj

I njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, ai arriti të renditej i treti në natën finale.

Artisti bëri simbolin e shqiponjës dykrenare në momentin që mësoi se Shqipëria e kishte vlerësuar me 12 pikë.

gjon's tears, gjon muharremaj (9)

Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur mirë nga serbët. Mediat e këtij vendi shkruanin se ky veprim ishte ‘provokim i qartë’ e madje ‘skandal’ dhe se këngëtari duhet të diskualifikohej.

gjon's tears, gjon muharremaj (9e)

Veprimi i Gjonit ngjalli shumë reagime edhe në rrjete sociale, ku mori një mori sharjesh dhe ofendimesh nga individë që kërkonin skualifikimin e tij.

gjon's tears, gjon muharremaj (5)

Pas gjithë kësaj zhurme, Gjoni ka folur për herë të parë për këtë ngjarje dhe ka zbuluar arsyen pse e bëri simbolin.

gjon's tears, gjon muharremaj (3)

Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falënderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë.

Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”,- është shprehur Gjoni gjatë intervistës në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.

gjon's tears, gjon muharremaj

Familja e Gjonit prej vitesh jeton në Zvicër, por prejardhjen e kanë babai nga Kosova e nëna nga Shqipëria.

gjon's tears, gjon muharremaj1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al