30 Tetor, 2017

U lidh me vajzën e trajnerit, ja si e komenton historinë e dashurisë Keidi Bare


Kapiteni i Kombëtares Shpresa, Keidi Bare, prej disa sezonesh është pjesë e Atletikos së Madridit në kampionatin spanjoll. Talenti fierak ka fituar besimin e trajnerit Simeone dhe konsiderohet si një element mjaft i rëndëisishëm për të ardhmen.

Bare

Bare ishte i ftuari i veçantë i emisionit “Zona Gol” në Supersport, mbrëmjen e djeshme ku nëpërmjet “Skypes” tregoi për aventurën e tij tek Atletiko e Madrid si dhe për embiciet në Kombëtaren kuqezi.

Aventura në Spanjë tek Atletiko e Madridit

Për mua ishte si një ëndërr, pasi kisha shumë dëshirë që të debutoja si titullar te Atletiko. Unë stërvitem me ekipin e parë, por kur nuk grumbullohem nga trajneri, atëherë i bashkohem skuadrës së dytë të Atletikos. Ndaj Vijarealit ne luajtëm shumë më mirë, por ata arritën të na barazonin.

bare2

Sa i përket rivalitetit, edhe te moshat ka një urrejtje më të madhe për Realin e Madridit. Unë çdo gjë e kam arritur me forcat e mia. Kam ardhur me këmbët e mia dhe me këmbët e mia do vazhdoj. Jam ose jo i lidhur me vajzën e një prej pjesëtarëve të stafit teknik unë do të vazhdoj të bëj punën time.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al