8 Mars, 2022

U nda me Fjolla Morinën, por Fisnik Syla nuk ia kursen lulet të shtrenjtës së tij: Një grua besnike dhe e ndershme


Fjolla Morina bëri pak orë më parë një urim për festën e 8 marsit, ku nuk la pa thumbuar ish-bashkëshortin e saj Fisnik Sylën. Por, ky i fundit në urimin e tij për festën e gruas jo vetëm që i është “kundërpërgjigjur” këngëtares, por nuk ka lënë pa përmenduar as të shtrenjtën e tij.

Fisnik Syla publikoi në Instastory një foto ku mban në dorë një buqetë më lule të cilat me sa duket janë për nënën e tij. Megjithatë ai ka bërë edhe një shkrim bashkëngjitur me foton:

“Një nënë dhe një grua besnike dhe e ndershme është shtylla e shtëpisë dhe e ardhmja e ndritur e gjithë shoqërisë.

Gëzuar 8-marsin nëna ime, më e shtrenjta në botë.

Urime edhe të gjitha grave, paqe, shëndet dhe lumturi në jetë”

Kujtjmë se pak orë më parë, këngëtarja  ka bërë një urim ndryshe duke thumbuar ish-partnerin e saj, Fisnik Syla.

“Urime 8 Marsi gra, gjallërohunini, vishuni e ndrequni, një burrë tradhtar nuk iu duhet gjë”, shkroi Morina në profilin e saj në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al