24 Mars, 2024

U nda nga jeta para spektaklit, Ledioni Liço e kujton kështu mësuesen e tij: Shumica e gjërave që ne shqetësohemi, nuk do ndodhin kurrë…


Moderatori Ledion Liço është bërë nostalgjik teksa ka kujtuar mësuesen Ina Kasimati, e cila ndërroi jetë këtë të shtunë (23 mars) pas shumë viteve betejë me kancerin e gjirit.

Ledion Liço e ka mbyllur spektaklin e mbrëmshëm të formatit “Big Brother” me një shprehje që mësuesja e tij e gjimnazit i thoshte dikur.

“Në jetë më pak fat takojmë njerëz që ta ndryshojmë jetën për mua mes tyre ka qenë edhe mësuesja ime e gjimnazit Ina Kasimati aktivistja e cila u nda nga jeta pas betejës me kancerin.

Dua të them një frazë që ajo na thoshte dikur:

Shumica e gjerave për të cilat shqetësohemi në jetë në fakt nuk do të ndodhin kurrë.”-tha Ledioni

Kujtojmë që mësuesja Ina Kasimati, ndërroi jetë këtë të shtunë (23 mars) pas shumë viteve betejë me kancerin e gjirit. Ina Kasimati ishte 53 vjeçe, mësuese në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” në Tiranë si dhe ishte nënë e dy djemve, njëri prej të cilëve i mitur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al