Marrëdhënia e Ana Lleshit dhe Arsim Abdulit bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë. Mirëpo lidhja mes tyre përfundoi shumë shpejt dhe të gjithë kërkonin të dinin arsyen.
Ditën e djeshme, ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbuloi dje, teksa ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje me “Skype” tek “Shqipëria Live”, se Ana dëshironte të ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Për më tepër, ajo e kishte konsideruar Abdulin si njeri shumë të ftohtë dhe prandaj kishte vendosur të largohej nga ai.
“Ajo më thonte se e kam tipin shumë të ftohtë dhe se nuk i jepja vëmendje. Pasi i tha këto fjalë, u largua. Nuk i dhashë vëmendje dhe ky ishte shkaku pse u largua ajo. I kam dhuruar një unazë thjesht për qejf.
Dhe unë e kam një dhuratë prej saj (tregon unazën në gisht). Ne nuk kemi shkëmbyer unaza për fejesë dhe nuk besoj më se ndodh kjo.
Kanë ndodhur disa gjëra që nuk duhet të ndodhnin. Ne jemi njerëz, bëjmë gabime të gjithë në radhë të parë, por… Unë jam këtu me punë, kam djalin, kam halle, kam gjëra si çdo njeri në të gjithë botën.
Dhe ajo duhet ta ndryshojë emrin nga Diana në Vëmendje. Ajo vetëm vëmendje donte. Unë nuk kam ndërmend të merrem me celular 24 orë në shtatë ditë të javës, se kam shumë punë. Bëhej e bezdisshme për mua,”- u shpreh Arsimi.
Ish-konkurrenti tregoi se Ana nuk e ka takuar djalin e tij, që ka ardhur në jetë nga martesa e parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al