Moderatorja Enxhi Nasufi ka rrëfyer një nga momentet e saj më të vështira gjatë viteve të fundit të cilin e konsideron edhe të errët, por që edhe i ka dhënë shtysën më të madhe.
Enxhi tha se para se të niste spektakli Dancing With The Stars ka shkëputur një marrëdhënie 7 vjeçare me një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.
Në një intervistë në radion, moderatorja tregoi se ndonëse ai nuk është më pjesë e jetës së saj, e di që e sheh me krenari.
Më tej ajo tregoi se krahas moderimit, muzikës e kërcimit së fundmi, ka dëshirë të provojë dhe aktrimin.
“Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7-vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”, tha moderatorja.
Ke provuar muzikën, kërcimin dhe prezantimin, çfarë të ka mbetur ende pa bërë dhe në të cilin do të doje të shfaqeshe tek publiku?
“Sigurisht që mbetem tek arti dhe televizioni, por do të kisha qejf dhe filmin. Do të kisha qejf të isha pjesë e një filmi si aktore. Kam ndjekur kurse aktrime me “Kripëmjaltëzat” kur kam qenë e vogël”, tregoi Enxhi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al