5 Maj, 2021

“U ndjeva e ‘mundur’ në jetën time reale”- Angelina Jolie flet për luftën emocionale me të cilën po përballet për shkak të…


Angelina Jolie ka treguar se e ka pasur të vështirë të mbledhë veten në intervistën e fundit që dha për të folur për filmin e ri që e riktheu atë si aktore.

angelina jolie (3)

Aktorja, e cila po xhiron “Those who wish me dead”, që do të transmetohet në “Netflix”,  tha se gjeti një lidhje të brendshme me personazhin që luan në film, për shkak të luftës emocionale me të cilën po përballet në jetën reale, raporton “Daily Mail”.

ui

Ajo tha: “Unë u ndjeva ‘e mundur’ në jetën time, siç na ndodh të gjithëve ndonjëherë, dhe u ndjeva sikur nuk po mbaja veten dhe sikur isha e thyer”.

angelina jolie (7)

Ajo nuk tregoi në mënyrë specifike se çfarë e kishte bërë të ndihej kështu, por 45-vjeçarja ka qenë e angazhuar në një betejë ligjore për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që ka me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

angelina jolie (6)

Ata u ndanë në vitin 2016, pas më shumë se një dekade së bashku dhe mbi dy vjet martesë. Brad dhe Angelina njoftuan ndarjen e tyre në 2016 dhe u divorcuan ligjërisht në 2019, por gjërat kanë agravuar, sepse ajo pretendon se aktori ka ushtruar dhunë fizike mbi të.

angelina jolie (4)

Një ndryshim i dukshëm që ajo theksoi ishte se personazhi që ajo luan në film nuk ka fëmijë.

angelina jolie (5)

Ajo tha: Personazhi që luaj nuk ka fëmijë, nuk i pëlqen fëmijët ose nuk është vërtet e qetë me fëmijët’, shumë ndryshe nga Angelina, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve.

u

Angelina më pas zbuloi se gjithmonë shoqërohet me aktorin 14-vjeçar Finn gjatë fundjavave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al