Nuk është diçka e re kur themi se foto e Instagramit apo në tërësi ato të rrjeteve sociale, në të vërtetë nuk janë ashtu siç ‘reklamohen’.
Jo të gjitha i kanë ato format e lakuara dhe të rrumbullakosura, por me disa programe të thjeshta dhe me pak efekte, arrijnë t’i shndërrojnë në perfeksion.
Të shumta janë blogeret të cilat kanë mijëra ndjekës dhe falë këtyre fotove seksi fitojnë shuma parash përmes reklamave të produkteve apo formave të tjera.
Por një vajzë londineze e cila ka më shumë 230 mijë ndjekës, ka guxuar duke u treguar të gjithëve se si janë fotot në të vërtetë dhe se si shndërrohen kur hidhen në Instagram.
24-vjeçarja Chessie King ka postuar disa foto ‘para dhe pas’ Instagramit duke u nxjerr ‘të palarat’ të gjitha ‘shoqeve’ që bëjnë vajzat seksi në rrjetet sociale./Panorama/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al