21 Maj, 2021

“U përdhunova, mbeta shtatzënë dhe u lash në rrugë”- Lady Gaga flet për të shkuarën e errët


Ylli i pop-it, Lady Gaga i ka shokuar të gjithë me deklaratën e fundit ku zbulon se është përdhunuar në moshën 19-vjeçare nga një producent i saj.

lady gaga (5)

Këngëtarja 35-vjeçare foli për këtë ngjarje në dokumentarin e ri të Princit Harry dhe Oprah Winfrey, të titulluar “The Me You Can Not See”, shkruan “Vulture”.

Pasi Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, shkoi në një spital për të kërkuar trajtim për dhimbjen fizike pasi u përdhunua.

lady gaga (2)

Isha 19 vjeç dhe po hidhja hapat e parë në industri kur një producent më tha ‘hiq rrobat. Pasi refuzova dhe u largova ai më  kërcënoi duke më thënë se do t’i vinte flakën të gjithë karrierës time.

Fillimisht, ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi”,- tha ajo, duke shtuar : “Unë u mbylla në një studio për muaj të tërë.”

lady gaga (4)

Gaga tha që producenti e kërcënoi se do të “digjte” muzikën e saj nëse nuk hiqte rrobat, por nuk kishte në plan ta identifikonte atë publikisht.

Unë nuk dua kurrë të përballem me atë person përsëri,”– tha ajo.

lady gaga (4)

Këngëtarja rikujtoi momentin e dhimbshëm, duke thënë:

Kisha probleme të rënda psikologjike, të cilat morën së paku dy vite e gjysmë për t’u rikuperuar dhe për disa vite nuk isha e njëjta vajzë si më parë”.

lady gaga (6)

Po ashtu ajo tregoi se ishte përpjekur të lëndonte veten në shumë raste, por bën thirrje për personat e tjerë që mund të jenë duke kaluar tani të njëjtën situatë si këngëtarja në të kaluarën, se një gjë e tillë nuk ndihmon dhe nuk duhet bërë.

lady gaga (5)

Unë jam përballur edhe me një armik tjetër, vetëlëndimin. A e dini pse nuk është mirë të prisni damarët? A e dini pse nuk është e drejtë të përplaseni pas murit? A e dini pse nuk është mirë të dëmtosh vetveten, por është më keq? Ju mendoni se do të ndiheni më mirë, por e vërteta është se nuk ju ndihmon”-, përfundoi Gaga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al