6 Janar, 2018

U përfol për lidhjen jashtëmartesore, deputeti shqiptar ka dy fjalë për bashkëshorten


Haxhi Shala u përmend gjatë në media rozë për shkak të fotove të publikuara nga Angelina Shala, femra  e cila pretendonte se kishte jetuar në romancë me të dhe për ditë me radhë publikoi fotografi të të dyve në rrjetet sociale. Gjatë kësaj kohe deputeti qëndroi indiferent ndaj këtij lajmi që pushtoi mediat online. Por në një postim të fundit në rrjetet sociale ai i shpreh dashurinë dhe mirënjohjen bashkëshortes për kontributin në familje e martesë.

‘’Si dje më duket ajo ditë, urime 26 vjetori i marteses. Falimenderit për përkushtimin tuaj ndaj familjes.URIME’’-shkruan deputeti në Facebook , ndërsa poston disa fotografi bashkëshortore dhe të fëmijëve.

Siç shihet martesa e tij vazhdon më së miri, edhe pas fotove të publikuara nga Angelina.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al