2 Prill, 2022

U përfol për një ribashkim me Donald Veshajn, Bora Zemani bën deklaratën e radhës: Nuk mendoj që lumturia lidhet me një partner, jetën time e kam shumë…


Moderatorja Bora Zemani vazhdon të jetë ende e komentuar jo vetëm për historinë me ish të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj, por edhe për reagimet apo deklaratat që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Të gjithë kanë kureshtje të zbulojnë më shumë rreth jetës private të moderatores, të cilën ajo ka preferuar ta mbajë gjithmonë hermetike, dhe në çdo intervsitë që ajo shfaqet  shpesh pyetet rreth kësaj gjëje.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Bora Zemani ishte te ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” së bashku me autoren e Për’Puthen, Olsa Muhamentin dhe gazetarin Ervin Kurti.

Zemani u pyet tërthorazi për jetën e saj private, ku Ori Nebiaj i tha: Bora je e lumtur ti?

“Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës.”, u përgjigj Bora Zemani .

Ndërkohë gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, por moderatorja preferoi të mos flaës më tepër duke e kaluar gjithçka me të qeshur.

Ervin Kurti: Po zemra Bora, rreh zemra?

Bora Zemani: Patjetër vazhdon rreh zemra, asnjëherë nuk është pushim…

Për disa orë ditën e djeshme Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj ishin në qendër të vëmendjes. Bora trazoi rrjetin duke lajmëruar se do të publikojë projektin e saj më të fundit muzikor ‘’Nuk jam si ti’’ në orën 08:00. Më pas Beatrix ka bërë një postim shumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njoftoi publikimin e një kënge të re me titull “As unë si ti” dhe që do të publikohej në orën 20:00!

Kjo i bëri ato protagoniste sërish me këto postime në rrjetete sociale që u dukën si një rastësi e çuditshme. Ndryshe nga Beatrix, Bora njoftoi më pas se ishte e gjitha shaka për 1 prillin.

Prej javësh ajo po përflitet për një rikthim me Donald Veshajn. Madje së fundmi është aluduar se ata do jenë protagonsitë në një film.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al