26 Dhjetor, 2024

U përfol për një shtatzëni me biznesmenin 20 vite më të madh, reagon Diola Dosti: Barku më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë dhe…


Nutricionistja e njohur Diola Dosti pak ditë më parë u përfol se mund të ishte në pritje të ëmbël me biznesmenin Erolld Belegu.

E gjitha kjo nisi pasi ish-banorja e Big Brother u pa në disa foto teksa mbante barkun me duar.

Mirëpo lidhur me këtë thashethem ajo ka reaguar së fundmi duke shuar çdo aludim pasi u shpreh se nuk është shtatëzënë.

Sipas saj duart në bark kanë qenë një rastësi ndërsa shton se: “Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,”.

Unë nuk kam një ‘Bebe’ këtu, kam një avokado. E gjitha nisi nga një foto, por unë kam një gjë: pjesa më sensuale që mendoj se është në trupin e një njeriu është barku. Ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza. Nuk jam shtatzënë akoma. Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,’ tha ajo për Prive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al