Gjatë ditës së djeshme, në mediat rozë qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është ndarë nga partneri i saj.
Kjo sepse Leonora festoi ditëlindjen në shoqërinë e miqve dhe të afërmve, por në asnjërën nga fotografitë nuk u duk prezenca e tij.
Mirëpo, këtë lajm e ka mohuar vetë këngëtarja e cila është shprehur se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.
Në një postim në Instagram, njëra prej ndjeksve të saj i ka shkruar në një koment se Leonora është në një lidhje me një burrë të martuar, i cili tashmë e ka lënë këngëtaren dhe është kthyer të bashkëshortja dhe fëmijët e tij.
Mirëpo, këngëtarja ka reaguar menjëhrë duke treguar se nuk është e vërtetë që është në një lidhej me një burrë të martuar, madje e gjitha kjo është një shpifje.
“Kush ta jep të drejtën të shpifësh dhe të paragjykosh të tjerët? Kush? Të uroj pleqëri të mbarë e të mirë, bëhu nënë e mirë mos ti shohin fëmijët këto komente pa sens, ps:jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur meqë po të intereson kaq shumë”-ka shkruar ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al