Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, thotë se mashkulli misterioz me të cilin u shfaq në rrjetet sociale është babai i saj.
Ajo ka postuar një foto në qytetin e Barcelonës me një mashkull misterioz në të cilën Alvisa shkroi “të dua”. Megjithatë ajo nuk e zbuloi identitetin e tij. Gjë që nxiti aludime të shumta se ajo ka krijuar një lidhje të re dhe se personi në fjalë ishte i dashuri.
Në një video të publikuar këtë mbrëmje ajo shprehet se nuk ishte i dashuri por babai. Teksa është shfaqur sërish krah tij Alvisa shprehet se ‘Të dua i them vetë babit dhe do i them vetëm atij për një kohë të gjatë.”
Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që dolë nga “Për’puthën 3” dhe gjatë intervistave të ndryshme ku shprehnin ecurinë e lidhjes së tyre, dukej sikur çdo gjë po shkonte shumë mirë. Por kjo nuk zgjati shumë pasi lajmi i ndarjes erdhi nga ana e Bashkimit.