Vetëm dy javë më parë ‘’Panorama ‘’ shkroi se raporti mes kantautorit Flori Mumajesi dhe moderatores së “Prive” Liberta Spahiu ishte bërë më i konsoliduar dhe më afër njëri-tjetrit se kurrë, aq sa flitet se Flori është spostuar për pak kohë në Prishtinë. Por që nga muaji prill ku mediat zbuluan se mes tyre kishte nisur një histori pasiononte, asnjëri nga të dy nuk është prononcuar direkt në lidhje me këtë gjë.
Por e pyetur në specialen e “Prive” për fundvit, se çfarë do të thotë emrin i Florit për të, Liberta Spahiu u është përgjigjur: “Gjeni në atë çfarë bën”. Ndërsa shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi jetën private ajo pranoi se mund të jetë nuse edhe në Tiranë. “Pse jo?”- u përgjigj ajo. Kujtojmë këtu se ajo ka qenë një nga mikeshat më të ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë të Florit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al