20 Nëntor, 2019

U përfol se ishte ndarë nga i dashuri, Eliona Pitarka ia mbyll gojën të gjithëve me postimin e fundit (Foto)


Prej disa javësh, aktorja Eliona Pitarka po merr pjesë në spektaklin e kërcimit, ‘Dance ëith me’, nga ku bëri publike edhe lidhjen e saj të dashurisë.

Megjithëse e pranoi që është e dashuruar, ajo preferoi që identitetin e partnerit ta mbajë të fshehtë. Por u përfol gjithashtu se Eliona është ndarë nga i dashuri dhe shkak për këto thashetheme u bë një status ku ajo shkruante se mund t’i përmbushë vetë nevojat e saj dhe s’ka nevojë për askënd.

Por sot aktorja i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet duke publikuar në ‘Instastory’ disa foto me të dashurin e zemrës. Çifti feston përvjetorin dhe Eliona ka menduar ta kujtojë në mënyrë të ëmbël këtë gjë, por pa ja zbuluar fytyrën djalit që i ka ‘vjedhur’ zemrën.

“Dashuria e jetës time”, shkruan ajo duke e shoqëruar një nga fotot me këngën e Flori Mumajesit, “Thjesht të du”.



NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al