Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba nuk arriti të gjente sërish dashurinë edhe pse u rikthye për herë të dytë në program.
Disa kohë më parë ai u përfol se kishte nisur një romancë me këngëtaren Albulena Ukaj, kjo pasi dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në video dhe foto që kanë postuar. Kur u pyet nëse kjo gjë është e vërtetë Mevlani i hodhi poshtë aludimet dhe sqaroi se këngëtarja është thjesht një mikeshë e tij. Por këngëtarja bëri krejtësisht të kundërtën duke bërë postime të shumta në rrjetet sociale nën shoqërinë e ish-konkurrentit.
Por me sa duket gjithçka është miqësore mes tyre, dhe dyshja nuk janë në një lidhje. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se dyshja po bashkëpunojnë për një projekt muzikor.
“Mevlani nuk e ka gjetur dashurinë, ende nuk po gjen fatin. Kjo (lajmi për lidhjen) nuk është i vërtetë, ka qenë një duet arsyeja që ka bashkuar Mevlanin me Albulenën. Edhe fotot që kanë qarkulluar janë në kuadër të videoklipi të ri.”- thuhet në kronikën e emisionit.
Albulena ndezi dyshimet se është në një romancë me Mevlanin duke postuar një video ‘Tik Toku” ku improvizonte një intervistë të cilën e kishte vendosur në sfond dhe dëgjohej pyetja se çfarë nuk të pëlqen tek burri dhe Ukaj përgjigjet duke thënë se burrin e ka shumë të mirë. Ndërkohë krahas saj shikohet dhe Mevlani i cili duket se e pohon atë që tha këngëtarja.
Ajo e ka postuar videon në InstaStory dhe i ka bërë tag ish-konkurrentit duke i vendosur dhe një zemër të kuqe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al