8 Qershor, 2022

Pas dyshimeve se i kanë dhënë fund lidhjes, Chaney Jones habit me veprimin e saj në ditëlindjen e Kanye West


Chaney Jones dhe Kanye West nuk janë ndarë. Ditën e djeshme mediat u pushtuan nga lajmi se dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Reperi feston sot ditëlindjen dhe Chaney i ka bërë një urim publik. Ajo ka shpërndarë një video me të në Instastory duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen zemër”.

Chaney nxiti thashethemet se ajo dhe Kanye janë ndarë duke e hequr çdo foto me të nga Instagram. Deri ditën e djeshme ajo kishte foto të shumta me West gjatë lidhjes së tyre në këtë rrjet social, por papritur ato u zhdukën. Kjo lëvizje erdhi pasi në media po raportohet se Yeezy ka filluar të takohet me modelen Monica Corgan,  me të cilën u fotografua duke parë “Top Gun: Maverick”.

Një burim nga ana e West ka thënë për ‘Page Six’ se marrëdhënia e reperit dhe Jones u bë “e paqëndrueshme” pas udhëtimit të tyre në Tokio në maj, por pranoi sjelljen e çrregullt të West, duke thënë: “Ju e dini se si janë gjërat. Nesër ata mund të postohen sërish bashkë.”

Fituesi i ‘Grammy’ dhe modelja fillimisht krijuan thashethemet për romancë në shkurt, dhe më vonë ajo konfirmoi lidhjen e tyre duke postuar foto në rrjetet sociale nga një “Date Night”. Romanca e tyre erdhi pas lidhjes së tij me yllin e “Uncut Gems”, Julia Fox, e cila përfundoi në shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al