Aktori i njohur amerikan, Jared Padalecki të dielën e kaluar pësoi një aksident të frikshëm. Ditën e sotme aktori ka treguar gjendjen e tij shëndetësore.
Ai postoi një foto së bashku me vajzën në llogarinë e tij personale në Instagram, teksa tregoi se ishte në gjëndje të mirë. Ndër të tjera Padaleci ka falenderuar të gjithë fansat për suportin dhe dashurinë që kanë treguar ndaj tij.
“Përshëndetje, të gjithëve! Dua të falënderoj të gjithë për dashurinë e treguar. Jam duke u shëruar dhe shpresoj të kthehem në xhirime këtë javë. Jam shumë me fat që kam pasur kujdesin më të mirë dhe jam i rrethuar nga njerëz që më duan. Shumë mirënjohës për të gjithë’’, ka shkruar aktori në Instagram.
Kujtojmë se lajmin e bërë të ditur për aksidentin e Jared, miku i tij, Jensen Ackles, i cili i ftuar ishte në një kongres me fansat e serialit “Supernatural”.
“Padalecki ju dërgon dashurinë e tij. Unë fola me të dje. Ai është i trishtuar që nuk mund të jetë këtu.”– iu tha ai fansave.
Më tej shtoi se Jared është në gjendje të mirë shëndetësore, duke ndarë edhe disa detaje nga aksidenti.
“Ai pësoi një aksident shumë të frikshëm me makinë,” tha Jensen . “Nuk ka qenë në vendin e shoferit. Ishte në sediljen e pasagjerit dhe është me fat që është gjallë.”
Ackles shtoi, “ Jastëk i ajrit e shpëtoi. Ai tha: ‘Më duket sikur kam bërë 12 raunde me Tyson’. Por ai po shkon mirë, dhe ai po lëviz përreth. Por po, aksident me makinë vërtet, vërtet i frikshëm. Lutuni që ai të bëhet më mirë, dërgojini atij pak dashuri nëse keni një shans në rrjetet sociale dhe ai do të kthehet me ne së shpejti.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al