Taika Waititi refuzoi t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me thashethemet se ai dhe Rita Ora do të martohen së shpejti.
Ylli 46-vjeçar u shfaq në emisionin ITV drejtpërdrejt nga një suitë hoteli në Londër së bashku me Chris Evans për të promovuar filmin e tyre të ri Lightyear. Teksa i uroi ditëlindjen aktorit Chris Evans, moderatori Philip Scofield e pyeti Taika Waititin nëse duhej ta uronte edhe atë, duke iu referuar lajmeve se së shpejti do të martohet me yllin shqiptar.
Në fund të intervistës, Phillip Schofield tha: “Epo, ne e kemi uruar Chris për ditëlindjen e tij … kështu që Taika ka këmbanat e dasmës?”
Taika e ndërpreu shpejt dhe i tha: “Mund të më përgëzosh! Është në gusht! Le të flasim për ditëlindjen time!”
Më pas ai hoqi kufjen nga veshi dhe tha: “Çfarë? Më falni, po shkëputemi!”, duke pretenduar se iku sinjali dhe shtoi: “Jo, iku!” dhe më tej hodhi pajisjen në njërën anë.
Chris i dukej e gjithë kjo për të qeshur, por Phillip gjithsesi u përpoq të bënte më të mirën për të marrë përgjigjen e Waititi në lidhje me thashethemet e dasmës me Rita Oran.
“A mos të pyes për Ritën?” tha Phil ndërsa Holly shtoi: “Unë mendoj se ai nuk mund të na dëgjojë!”
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe regjisori i filmit Taika Waititi thuhet se po planifikojnë martesën e tyre, pasi çifti i kanë propozuar njëri-tjetrit. Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga vetë ata.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al