17 Shkurt, 2023

U pyet si arrin ta menaxhojë famën, Gigi Hadit shpërthen në lot në mes të intervistës


Supermodelja e njohur Gigi Hadid ka shpërthyer në lot gjatë një interviste të bërë së fundmi për revistën e njohur “Elle”.

Ylli i pasarelave është pyetur se si ia del të menaxhojë famën e madhe që ka dhe gjatëatij momenti ajo është përlotur. Gigi u shpreh se bëhej emocionale kur mendonte për këtë gjë.

“Po bëhem emocionale vetëm kur po mendoj për këtë. Çfarë nuk di bota për mua? Unë nuk e di. Po emocionohem duke menduar për këtë.”- u shpreh ajo.

Më tej bukuroshja zbuloi se ajo dhe motra e saj Bella kanë qenë në një terapi, dhe shtoi se tenistja e tyre Serena Williams i mësoi se si të merreshin me kritikat që vijnë nga të qenurit në qendër të vëmendjes.

“Serena një herë më tha: ‘Asgjë nuk qarkullon në shtyp më shumë se tre javë. Mund të ndiheni sikur jeta juaj po merr fund”-tha Gigi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al