Ana Kauri është një ndër ish-konkurrentet e “Për’puthen” që tërhoqi më shumë vëmendje me fizikun e saj.
26-vjeçarja realizoi takime me disa prej djemve pjesëmarrës në program, mes të cilëve, Fation Kuqari, Rinian Leka etj.
Para se të dilte me dëshirë nga “Për’puthen”, Ana i bëri një propozim Rinianit, i cili kishte shprehur hapur simpatinë për të, që të dilnin bashkë.
Por, ish-konkurrenti refuzoi duke iu referuar fjalëve të mëparshme të Anës, e cila ishte shprehur se nuk ndjente për Rinianin ashtu siç ndjente ai për të, pra nuk kishte një tërheqje shumë të fortë.
Mirëpo, pas këtij refuzimi publik, Kauri duket se e ka gjetur partnerin jashtë programit.
Me rikthimin e ish-konkurrentëve pas përfundimit të “Për’puthen”, disa detaje nga jeta e secilit po dalin në dritë.
Ditën e djeshme, Ana nënkuptoi se dikush është në jetën e saj, por nuk dha detaje duke u shprehur se dëshiron ta mbajë larg syrit të publikut marrëdhënien që ka krijuar.
Ajo tha se njohja me djalin “misterioz” nuk nisi fill pas daljes së saj nga programi, por me kalimin e kohës. Ndër të tjera, Kauri shtoi se ndihet shumë e plotësuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al