Selena Gomez ka shprehur një reagim të ëmbël dhe mbështetës për të dashurin e saj, Benny Blanco, pasi ai u përfshi në edicionin e fundit të revistës “People”, ku u rendit si një nga “Mashkulli më Seksi”.
Pas publikimit të këtij njoftimi, Gomez ndau emocionet e saj në Instagram dhe i dha një mesazh të veçantë producentit dhe kompozitorit të njohur, i cili është 36 vjeç.
Në InstaStory-t e saj, Selena ripostoi një fotografi të Benny-t nga fotosesioni për revistën “People”, ku ai shfaqej i shtrirë mbi një tavolinë, me një pica përpara, shkruan DailyMail.
Ajo e shoqëroi imazhin me një mbishkrim të ëmbël, duke theksuar dashurinë e tij të pakushtëzuar:
“Jo vetëm që më do pa kushte, por gjithmonë më merr picën time meksikane Taco Bell” shkroi Selena, duke treguar një moment të thjeshtë dhe të ëmbël të marrëdhënies së tyre.
Përveç kësaj, ajo e etiketoi Benny-n në një postim tjetër, ku ndau një citim nga William C. Hannan, i cili përshkruante përkushtimin dhe admirimin ndaj partnerit: “Unë ende nuk e kam kuptuar se si të ulem përballë teje dhe të mos jem marrëzisht e dashuruar me gjithçka që bën”.
Në artikullin e “People”, Benny Blanco foli për suksesin e tij në jetën profesionale dhe personale, duke ndarë disa nga sekretet e tij për marrëdhëniet dhe dashurinë.
“Jo vetëm që më do pa kushte, por gjithmonë më merr picën time meksikane Taco Bell”, shkroi Selena poshtë fotos.
Ai tregoi gjithashtu për mëngjeset romantike që ka ndarë me Selenën dhe pasionin e tij për të krijuar momente të veçanta me të.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al