10 Mars, 2022

“U ribashkuam” Beatrix Ramosaj kthehet nga pushimet dhe ky është personi i parë që takoi nga “Big Brother VIP”


Beatrix Ramosaj ka qenë së fundmi jashtë Shqipërisë. Duket se këngëtarja i ka shumë qejf të udhëtojë dhe bashkë me kushërirën e saj, Anxhelinën, u arratisën drejt Madridit vetëm pak ditë pas udhëtimit të fundit.

Mirëpo, ditën e sotme ajo është rikthyer sërish në vendin tonë. Dhe personi i parë që ka takuar ka qenë pikërisht Monika Lubonja. Beatrix ka ndarë një foto ku shihet me aktoren dhe nënën e saj Antigonën gjatë drekës. Ndërkohë që krah fotos ka shkruar: “U rubashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”.

Monika dhe Beatrix kanë patur një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Aktorja ka thënë se Beatrix ka qenë e vetmja që i ka qëndruar pranë në një moment shumë të vështirë që ajo ka kaluar kur ishte pjesë e formatit. Nga ana tjetër, këngëtarja është shprehur se ka qenë shumë e afërt me Monikën që ka qenë si një nënë për të në “Big Brother VIP”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al