19 Mars, 2022

U rikthye në Instagram, Britney Spears ‘trazon’ rrjetin por kësaj here jo me foto nudo. Ja çfarë poston këngëtarja


Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears është rikthyer në Instagram, dhe menjëherë ka marrë vëmendje me postimet e saj. Por kësaj here nuk bëhet fjalë për pastime provokuese apo foto nudo.

Ylli i popit ka postuar një video të një barku të rrubullakosur, pa treguar fytyrën e personit. Britney e shoqëroi videon me shkrimin, “Mami … më largo nga këtu!!” pa asnjë shpjegim, dhe ndonëse ajo nuk  konfirmoi asgjë, kjo nuk i pengoi fansat e saj të hidheshin në komente.

Videoja e tretë e Britney-t është konsideruar si një konfrimim se ajo është shtatzanë.

“Unë mendoj se ajo ka lënë të kuptohet në mënyrë delikate se është”, ka shkruar një ndjekës.

“Ajo ka lëshuar sugjerime.”, thotë një tjetër komentues.

Ndërsa të tjerët ishin të hutuar nga veprimet e Britney-t, një person deklaroi: “Mendova se ishte një gungë e vogël që po shihnim. Shumë i lumtur për ty.”

Megjithëse ndjekësit e saj u përplasën me komente në postimin e saj, Britney thjesht kishte ripostuar një klip nga një përdoruese shtatzënë e TikTok me emrin lirios9595.

Britney tashmë ka dy djem Sean Preston dhe Jayden James, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, 43.  Këngëtarja aktualisht është e fejuar Sam Asghari dhe ka lënë të kuptohet se dëshiron të krijojë një familje me të.

Në fillim të këtij muaji, ajo postoi një foto të tyre në ditëlindjen e Sam-it, duke shkruar së bashku me foton: ‘Gëzuar ditëlindjen të fejuarit tim … të dua shumë ❤️ … Unë dua një familje me ty … Unë dua të gjitha me ty! !!!’

Me Sam qartësisht dakord ndërsa ai u përgjigj: ‘Miliona gjëra për të dëshiruar ❤️ Unë kam vetëm një dëshirë.’ 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al