3 Tetor, 2024

U ritakuan pas 12 vitesh! Jonila Godole kurorëzon romancën e dashurisë me diplomatin Christian Steiner


Ish-gazetarja Jonila Godole, së fundmi i ka dhënë fund beqarisë së saj duke kurorëzuar romancën e dashurisë me diplomatin Christian  Steiner.

Vetë Godole ka publikuar pamje nga dasma madhështore në ambjentet e bukura të Butrinit. Ajo shfaqet krah për krah partnerit teksa janë duke ecur drejt altarit.

Gazetarja rrëfen nëpërjet postimeve se për herë të parë e ka takuar bashkëshortin e saj në janarin e vitit të mbrapshtë 1997.

Janë dashur më shumë se 12 vjet, që Christian dhe Jonila të ritakoheshin, dhe kjo ka ndodhur në tetorin e vitit 2019. Ndërkohë që në fund vjen dhe dasma, në 28 shtator 2024.

Ish-gazetarja  i ka thënë “po”, propozimit të diplomatit dhe së bashku janë drejtuar në altar për të vënë kurorë.

Pedagogia, shkrimtarja dhe përkthyesja Dr. Jonila Godole u dekorua në 2019 nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë Christian Steiner që sot mori titullin  bashkëshort i Godoles.

Kujtojmë që Steiner, nuk është më ambasador austriak në Shqipëri , por ka marrë të njëjtën detyrë në Malin e Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al