6 Janar, 2021

“U sajova me ç’na ndodhej”- Olta Boka ndan fotot e papublikuara më parë nga shtatzënia të realizuara nga partneri i saj


Ditën e djeshme, Olta Boka publikoi disa foto të realizuar gjatë kohës së shtatzënisë, por kur ende publiku nuk dinte asgjë.

olta boka (3)

Këngëtarja ka treguar se në këto foto ka qenë 6 muajshe dhe i ka bërë për t’i pasur kujtim nga pritja e ëmbël.

olta boka (2)

Por ndryshe nga gjithë të tjerët që zgjedhin të bëjnë një set profesional, Olta ka treguar se i ka bërë të gjitha fotot në shtëpi me ndihmën e partnerit të saj, Iv Rrokaj, për shkak të izolimit nga pandemia.

olta boka (4)

Këto foto, 6 muajshe shtatzënë, të papublikuara më parë, më pëlqen t’i quaj ‘seti i parë fotografik gjatë shtatzënisë, në kushte shtëpie dhe pandemie’.

olta boka (5)

Gjatë kësaj kohe, mendoja se nuk do të mund të realizoja një set fotografik nga profesionistë të fushës, lidhur me padijeninë e kohëzgjatjes së karantinës.

olta boka 1

Nuk doja të mos kisha një kujtim ‘alla profesional’ dhe u sajova me ç’na ndodhej. Babi i Gaia-s është fotografi zyrtar.

olta boka (1)

Më ka marrë malli shumë për kohën kur Gaia ishte tek barku i mamit“, shkroi Boka.

olta boka (2)

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë në muajin korrik të vitit që lamë pas. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Gaia. Olta e mbajti shtatzëninë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe e zbuloi vetëm pak javë para se të lindte.

Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al