26 Prill, 2022

U shfaq e përlotur pas sulmeve që mori në rrjetet sociale, Beatrix Ramosaj ka diçka për t’iu thënë të gjithë atyre që reaguan ndaj saj


Beatrix Ramosaj publikoi ditën e djeshme një video në rrjetet sociale ku u shfaq e duke u shprehur se prej tre muajsh po bullizohet. Menjëherë pas publikimi, këngëtarja ka marrë reagime të shumta jo vetëm nga fansat e saj por edhe nga personazhe VIP.

Këngëtarja ka vendosur që të reagojë sërish ndaj komenteve, kësaj here për t’i falenderuar ndjekësit e saj përmes një postimi në InstaStory. Ajo shkruan thjesht “faleminderit” në foton e publikuar.

Në videon e shpërndarë ditën e djeshme në rrjetet sociale, Beatrix shprehej se ka qenë pjesë e shoëbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Këngëtarja thoshte se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e kanë mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehej se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë. Në fund, Beatrix e mbylli videon duke deklaruar se çdo njeri që do e ofendojë apo i prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.

     LEXO EDHE:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al