16 Mars, 2022

U shfaq me flokë të prera, Atdhe Xharavina zbulon arsyen prekëse


Teksa ishte pjesë e “Përputhen”, Atdhe Xheravira dallonte nga djemtë e tjerë të kastit për stilin e veçantë të flokëve si dhe “look-ut” që zgjidhte.

Mirëpo, para disa ditësh në disa postime të bëra në profilin e tij zyrtar të Instagramit ai u shfaq me flokë të shkurtër pasi i kishte prerë ato.

Ditën e sotme, ai ka treguar se arsyeja e marrjes së këtij vendimi ka qenë mamaja e tij, e cila prej disa vitesh vuante nga kaneri dhe këtë gjë ai e ka bërë që të solidarizohet.

Ai u shpreh se kishte vendosur ta bënte një hap të tillë pasi dëshiron që flokët e tij të shkojnë për paruke, për ata që vujanë nga kjo sëmundje e rëndë.

“Më keni pyet shumë arsyen pse kam vendos me i heq flokët, e vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur m’u smur nëna ime gjëja më  eshenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la me i heq atëherë.

Dmth që doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha me repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mija dhe i dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga ato.

Të njejtën gjë vendosi ta bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuru në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt”-shkroi ai në Instastory.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al