21 Gusht, 2024

U shfaq në postimet e Instagramit me rroba banjo të cuditshme! Aktorja e njohur krahason veten me disa meme virale dhe pyet fansat: Kush i ka veshur…


Anne Hathaway ka pushuar disa ditë më parë në Mesdhe dhe konkretisht në Sardenjë, ku ka shijuar pak not në det dhe diellin e nxehtë.

Kamera e ka kapur aktoren 41-vjeçare teksa ishte në një varkë me miqtë. Megjithatë ajo që tërhoqi vëmendjen ishte rroba banjot e saj të veçanta që kishte zgjedhur.

Hathaway kishte veshur një rroba banje shumëngjyrëshe, një copë, e cila ia mbulonte plotësisht trupin, si gjatësinë e krahëve ashtu edhe këmbët. E vetmja pjesë që u ekspozua ishte koka e saj. Rrjedhimisht, shumë pretenduan se Hathaway tregoi përkushtimin e saj ndaj mbrojtjes së plotë nga dielli me këtë pamje.

Në fakt, të njëjtin rroba banje ka veshur edhe vajza e Lionel Richie, Sofia, kur ka pushuar me shoqen e saj të ngushtë, yllin e “Emily In Paris”, Lily Collins, në një super jaht në Barbados.

Paraqitja e aktores nxiti shpejt reagimet përkatëse në internet, të cilat nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së yllit të famshëm.Duke postuar në Instagramin e saj, Hathaway ndau disa foto të saj me rroba banje së bashku me disa meme nga pamja virale.

“Nuk i kam veshur më mire?”, ka shkruar ajo në mbishkrim, duke iu referuar pyetjes së njohur “Kush e ka veshur më mire?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al