6 Mars, 2024

U surprizua për ditëlindje nga “adhuruesi sekret” në “BBV”, Sara Karaj në një lidhje jashtë shtëpisë? Roza: Ai u tregoj të gjithëve se ajo është e dashura e tij


Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Sara Karaj mbrëmje e djeshme e festoi ditëlindjen e saj të 28-të në një mënyrë mjaft të veçantë që vjen vetëm një herë në jetë, para një publiku të gjerë.

Bukuroshja u suprizua nga adhuruesi i saj sekret, i cili vendosi që ta mbushë oborrin e shtëpisë me trendafila të kuq.

Gjatë një bisede me Roza Latin dhe Rike Roçin, këto të fundit e pyetën Sarën: “Adhuruesi sekret është sekret apo ti e din se kush është?”, ndërsa Sara qesh dhe kërcen me trendafilin në dorë, duke lënë të nënkuptohet se ai është i dashuri i saj

Mesa duket Sara është në një lidhje jashtë shtëpisë, ndonëse gjatë hyrejs në “BBVIP” ka treguar se ajo është beqare.

 

Pjesë nga biseda:

Roza: Adhuruesi sekret është sekret apo ti e din se kush është?

Sara qesh dhe kërcen me trendafilin në dorë, duke lënë të nënkuptohet se ai është i dashuri i saj

Roza: Çfarë shenje horoskopi është adhuruesi i jot sekret?

Rike: Shenjën mund t’ia thuash ti moj zemër

Sara: Nuk e di

Roza: Ai është Akrepi

Sara: Më fal, po sa mir e dije

Roza: Akrepat janë shumë protektiv dhe territorial për partnerin. Ai ka dashur që t’ua bëjë të gjithëve jashtë të qartë se kjo është e imja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al