26 Maj, 2022

U tall nga të gjithë në rrjetet sociale, si ndihet Kendall Jenner pasi videoja e saj u kthye në meme?


Në fillim të këtij muaji, Kendall Jenner u tall shumë në rrjetet sociale pas një skene të ‘The Kardashians’ ku ajo shihej se nuk dinte të priste një kastravec.

Dhe tani motra e saj e madhe Khloe Kardashian ka pranuar se ndihet ‘shumë keq’ për Kendall dhe ka rrëfyer se supermodelja nuk është ‘e lumtur’ për reagimin e ashpër për momentin viral. 37 vjeçarja gjithashtu bëri shaka duke thënë se ‘Zoti është i drejtë‘ ndërsa ajo e quajti motrën e saj më të vogël ‘perfekte’ , me përjashtim të paaftësisë për të prerë një kastravec.

Khloe foli për skenën virale në podcastin ‘Not Skinny But Not Fat’, duke pranuar se Kendall ishte nuk ishte e lumtur për vëmendjen që ka marrë videoja. “Oh, Zoti im, ajo nuk është e lumtur për këtë,” pranoi Khloe në platformën ‘Dear Medi’a, duke shtuar: “Ndihem shumë keq”. Ajo bëri edhe një batutë duke thënë: ‘Unë i them: “Kendall, Zoti është i drejtë. Ti je njeriu më i bukur në botë. Ti ke gishtërinj të bukur dh nuk mund të presësh një kastravec.’

Teksa shikonte shtëpinë e re të nënës së saj Kris Jenner, Kendall filloi të bënte një meze, duke treguar se nuk di të presë një kastravec siç duhet.

Ajo u përpoq të priste perimet ndërsa ishte në kuzhinë me nënën e saj, Kris Jenner. “Kujdes,” tha mamaja e shqetësuar duke shikuar nga afër Kendall. “E di, jam disi e frikësuar,” pranoi Kendall, përpara se të pyeste: “A nuk kanë kastravecat fara?” Ajo vazhdoi, “Unë definitivisht nuk jam një prerëse e mirë. Unë nuk jam aspak profesionist.” Ndërsa gishtat e Kendall u afruan më pranë thikës, Kris thirri kuzhinierin. “Hej, kuzhinier. A dëshiron ta presësh këtë për të?” tha ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al