29 Qershor, 2021

U tallën me të gjithë, dalin fotot që dëshmojnë se Atdheu e Sara janë bashkë


Sara e Atdheu janë bashkë. Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina, u larguan çift nga programi. Me t’u larguar nga emisioni, dyshja kanë bërë ‘lojëra’ rreth “ndarjes” disa herë, por më pastaj shfaqeshin bashkë.

Pasi nxitën thashethemet e ndarjes, Sara u shfaq në përqafim të një mashkulli misterioz, të cilit ia kishte fshehur fytyrën. Më pas, thashethemeve u ‘hodhi’ flakë një person që e quajti “Nusja ime” atë në koment dhe mori përgjigje të Sarës.

Së fundi, Sara u pyet nga ndjekësit se çfarë ka ndodhur dhe si u ndanë me Atdheun, teksa i dha përgjigje përmes një videoje. Në video, çifti u shfaqën të lumtur pranë njëri-tjetrit, por Sara e largoi menjëherë atë.

Kurse lidhur me fotografinë me djalin misterioz në foto, ish-konkurrentja tha: “Është vetëm një shaka. Njerëzit nuk janë të vëmendshëm nga alarmet e rreme”.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al