15 Prill, 2022

U tha se Asap Rocky tradhtoi Rihanna-n me të, flet për herë të parë stilistja dhe shoqja e këngëtares


Pas thashethemeve në rrjetet sociale se Rihanna dhe A$AP Rocky janë ndarë sepse reperi e tradhtoi këngëtaren me Amina Muaddin, stilisten e “Fendi”, ka reaguar kjo e fundit.

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në mediat sociale nuk meriton ndonjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e turpshme,” shkroi ajo në Story.

“Fillimisht mendova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me një qëllim kaq keqdashës – nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë, në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve,” vazhdoi ajo.


“As edhe gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të festuara në jetë. Prandaj më duhet të flas pasi kjo nuk është e drejtuar vetëm ndaj meje, por ka të bëjë me njerëz për të cilët kam shumë respekt dhe dashuri. Ndërsa Rih po vazhdon të jetojë shtatzëninë e saj të qetë dhe të veshur më së miri dhe unë i kthehem biznesit tim – u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur të Pashkëve!”
– përfundoi Amina.

Sipas një burimi për TMZ, pretendimet për ndarje dhe pretendimet e mashtrimit janë të dyja të rreme.

“100% e gabuar në të dyja rastet…1 milion për qind nuk është e vërtetë. Ata janë mirë”, thanë ata për median.

Rikujtojmë se ishte Louis Pisano, një influencues, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Tëitter, që ka ndezur rrjetet sociale. “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një status në llogarinë e tij @LOUIS_VIA_ROMA.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al